Humb jetën në aksident babai i ministres Adea Pirdeni (Pamje nga aksidenti)

14 Maj 2026, 20:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adea Pirdeni

Babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Policia ka njoftuar se shtetasi me inicialet S. M., 31 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte babai i ministres, Luan Pirdeni, 87 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, profesor Pirdeni ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i motomjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

 


Video