A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ia ka dhënë të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi shkarkimin nga Vettingu.
Ajo dërgoi çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut bashkë me kolegë të saj, të cilët kundërshtojnë shkarkimin.
Sevdari u shkarkua nga trupa e Vettingut ku ishte pjesë edhe Luan Daci. Ish-prokurorja ka deklaruar më parë se u shkarkua nga një gjyqtar që nuk di të shkruajë dhe CV-ja e tij është ulëritëse.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se shkarkimi i Sevdarit ka shkelje proceduriale dhe se shkarkimi ka qenë proporcional. Për pasojë, shtetit shqiptar do duhet ta dëmshpërblejë 24, 600 euro.