U rrëzua në burg dhe dëmtoi legenin, ish-shefi i qarkullimit kërkon lirimin

16 June 2025, 13:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U rrëzua në burg dhe dëmtoi legenin, ish-shefi i qarkullimit
Roven Zeka

Ish-shefi i qarkullimit rrugor, Roven Zeka, ka kërkuar një ndryshim të masës së sigurisë, pasi u rrëzua në burg dhe pësoi një dëmtim në pjesën e legenit.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa seanca është caktuar për sot në orën 13:00.

Zeka është arrestuar dhe po mbahet në burg në kuadër të hetimeve të SPAK-ut, ku dyshohet se ka marrë ryshfet për të favorizuar shkaktaren e një aksidenti që la 5 persona të plagosur lehtë.

Më parë, masa e arrestit në burg për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku u la në fuqi nga Apeli i GJKKO-së, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave të tij familjare.


Video