U prezantua si ukrainas, mbetet në burg turku i shumëkërkuar nga Gjermania

24 March 2022, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U prezantua si ukrainas, mbetet në burg turku i shumëkërkuar nga

Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për një turk të shumëkërkuar si trafikant droge nga drejtësia gjermane.

Samet Durmus u prangos në Shqipëri javën e parë të marsit, teksa tentoi të kalonte tranzit drejt Gjermanisë, duke u prezantuar si ukrainas.

Ai përdori një dokument të falsifikuar me identitetin fals Rizvan Farkadinov dhe këmbënguli se po shkonte tek familja e tij në Shtutgart.

Dyshimet e para të policisë u konfirmuan nga gjurmët e gishtërinjve të tij, që u përputhën me personin e dënuar nga drejtësia gjermane në shkurt 2021, për trafik droge.

Durmus do të qëndrojë në qeli, ndërsa gjykata do të shqyrtojë kërkesën e palës gjermane për ekstradimin e tij drejt këtij vendi.


Video