U përmbys me makinë, niset me helikopter drejt Tiranës 31-vjeçari

2 August 2025, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përmbys me makinë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aksident në Korçë

Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, ku një i ri ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

31-vjeçari me inicialet R.P. ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe fraktura, çka ka detyruar mjekët e spitalit të Korçës ta dërgojnë me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij raportohet e stabilizuar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.


Video