Kërcet arma në Tiranë, plagoset 27-vjeçari (EMRI)

2 August 2025, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcet arma në Tiranë, plagoset 27-vjeçari (EMRI)
Foto ilustruese

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

I plagosur ka mbetur Juglen Abazi, i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

"Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit", njofton policia e Tiranës.


Video