U fut në liqen për t’u larë, i moshuari humb jetën, pësoi arrest kardiak

6 Korrik 2024, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një i moshuar ka humbur jetën në Kukës pasi pësoi arrest kardiak duke u larë në liqen. 

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, ku H. C., ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video