U arrestuan gjatë protestës së opozitës, gjykata liron 15 protestuesit!

25 March 2026, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U arrestuan gjatë protestës së opozitës, gjykata liron 15

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të opozitës, të mbajtur pasditen e së dielës, 22 mars.

Mësohet se gjykata ka vendosur për ta masën e detyrimit të paraqitjes.

Pas protestës, në total e shoqëruan 23 persona, 4 prej të cilëve të mitur. Pas verifikimeve ata u liruan, ndërsa 15 të tjerë u arrestuan.

Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë, godinës së PS-së dhe institucioneve të tjera.

Policia i arrestoi me akuzën se kanë hedhur lëndë djegëse drejt institucioneve. Gjatë protestës, 6 policë mbetën të plagosur.

Po ashtu u procedua edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu me akuzën  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.


Video