Tronditet Elbasani, plagosen tre të rinj pas një përplasje me armë

20 Korrik 2026, 21:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të shoqëruar me përdorimin e armës.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës, duke lënë të plagosur tre prej tyre.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, identitetin e të plagosurve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.


Video