Tritoli pranë HOTELIT të Vangjush Dakos, REAGON policia e Durrësit!

13 September 2025, 21:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritoli pranë HOTELIT të Vangjush Dakos, REAGON policia e
Vangjush Dako

Në lagjen nr. 1 në Durrës, pranë hotelit të ish kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dakos (jashtë funksionit), është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse në një vazo lulesh.

Policia e Durrësit njofton se lënda dyshohet të jetë artizanale dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat.

Njësia Antieksploziv e RENEA-s po bashkëpunon me grupin hetimor për analizimin e lëndës dhe identifikimin e autorëve.

Zona është nën mbikëqyrje për të garantuar sigurinë e banorëve dhe qytetarëve. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër.

Njoftimi i policis Durrës:

Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Video