Detaje nga tritoli te hoteli i "GJUSHIT" në Durrës, lënda shpërthyese e lidhur me celular!

13 September 2025, 21:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga tritoli te hoteli i "GJUSHIT" në Durrës,
Vangjush Dako

Detaje nga lënda plasëse që është gjetur në një hotel në Durrës, i njohur si hotel i ish-kryebashkiakut, Vangjush Dakos.

Lënda shpërthyese ishte lidhur me një telefon celular, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e forcave xheniere nga Tirana për të kryer një shpërthim të kontrolluar.

Zona rreth hotelit është bllokuar dhe është evakuuar për sigurinë e banorëve dhe turistëve.

Lagjja 1, ku ndodhet hoteli, është një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të Durrësit.


Video