Ragip Gila, autori atentatit me të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë.
Mësohet se 29-vjeçari për momentin po mbahet në qeli të veçantë, për arsye sigurie.
Kujtojmë se Ragip Gila është vendosur në pranga si autor i atentatit në Shkodër, ku u vra Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso si edhe kamarieria Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.
Ndërsa dy persona të tjerë, Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim si të përfshirë në krim.
Pas të shtënave, autori Ragip Gila u largua nga dera e pasme e lokalit ku kreu atentatin dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra.
Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit.