Tritoli ndaj marketit në Tiranë, biznesi në pronësi të babait të "fortëve" të Shkozës që plagosën policin!

25 May 2026, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritoli ndaj marketit në Tiranë, biznesi në pronësi të
Aldo dhe Ali Lika

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një sasi tritoli shpërtheu në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në Tiranë.

Tritoli është vendosur në marketin në pronësi të shtetasit Lulëzim Lika, babai i Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur më 18 maj.

Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të Likëve.


Video