"Trembu, po të vjen dita dhe ty në arkivol", kërcënohet "Bora e byrektores", vajzës që i del emri tek vrasja e Martin Çeços

28 June 2022, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Trembu, po të vjen dita dhe ty në arkivol",
Martin Çeço dhe Bora

Historia e vrasjes së Martin Çeços në fshati Kolanec të Maliqit është bërë edhe më e komplikuar. Përveç 18-vjeçares Martina Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, e cila dyshohet se fliste në rrjetet sociale me 26-vjeçarin dhe kishte lidhje intime edhe me autorin e dyshuar Valter Mollaj, në dosjen hetimore del dhe emri i një tjetër vajze.

Bëhet fjalë për vajzën e identifikuar me emrin “Bora”, banuese në fshatin Goskovë. Ajo është ngatërruar nga familjarët e Martin Çeços, me Martina Pajollarin dhe punon në byrektoren në Korçë, ku familjarët e 26-vjeçarit pretendojnë se i riu është njohur me 18-vjeçaren.

Bora ka deklaruar se i kanë shkuar te puna si babai i Martin Çeços dhe e motra e tij, ku e kanë pyetur se a është ajo Martina Pajollari, por ajo i është përgjigjur se nuk e njeh as Martina Pajollarin dhe as Martin Çeços.

Bora ka dhënë dëshminë e saj në Polici dhe është ballafaquar si me Martina Pajollarin, por edhe me familjarët e Martin Çeços, por pasi e kanë kuptuar se e kanë ngatërruar, këta të fundit i kanë kërkuar ndjesë.

Bora tregoi në emisionin “Uniko” se e ka lënë punën në byrektore, pasi ndihej e kërcënuar, ku herë pas here i shkonin dhe e pyesnin se a është ajo Martina Pajollari. Gjithashtu, ajo tregoi dhe një mesazh kërcënues që i kishte ardhur në adresën e saj në Instagram nga një profil “fake” me emrin “ersa (__te_dua)”.

Në mesazh i thuhet se dhe ajo do ikë shumë shpejt nga kjo jetë si Martin Çeço dhe do tërhiqet zvarrë si ai.

"E qelbur, e pashpirt, more një jetë, së shpejti dhe ti do ikësh si ai djalë i mjerë. Po shojte një familje moj e pashpirt, qelbësirë, si vete në punë, si ta bën xhani kur more një jetë, si nuk të erdhi keq për atë familje të vojtur, së shpejti dhe ty në arkivol të futshin. Po të vjen dita dhe ty. Do tërhiqesh zvarrë dhe ti si ai djalë, që ja morët jetën kot, fëlliqësirë, trembu se po të vjen dita dhe ty e pashpirt." - shkruhej në mesazhin e mbërritur në adresën e Borës.

"Trembu, po të vjen dita dhe ty në arkivol",
Mesazhi kërcënues

Video