Nënë e bir, Klaudia dhe Samuel Xhaferaj janë përcjellë këtë të martë për në banesën e fundit. Ata humbën jetën ditën e djeshme në aksidentitn e rëndë të regjistruar në Berat, ku automjeti ‘Benz ML’ që drejtonte e reja humbi kontrollin dhe ra në Osum.
Dy makina funerali përcollën arkëmortet me trupat e tyre të pajetë, për të lënë pas dhimbjen te familjarët e tyre.
Nga hetimet ka rezultuar se shkak për aksidentin e rëndë është bërë “pakujdesia në drejtimin e mjetit” nga vetë Klaudia Xhaferaj, e cila kishte bërë fillimisht një parakalim të gabuar dhe më pas humbi drejtimin e mjetit duke përfunduar në lumin Osum. Burime bëjnë me dije se 25-vjeçarja kishte 20 ditë që kishte marrë patentën.
Klaudia Xhaferaj ishte martuar që në moshën 17-vjeçare. Për vite me radhë ajo dhe burri i saj jetuan me qira në Berat dhe para 4 vitesh blenë shtëpinë e tyre, në katin e pestë të një pallati ekzistues. Klaudia kishte mbushur 25 vjeçe disa ditë parë dhe bashkëshorti i saj i kishte blerë edhe makinën si dhuratë për ditëlindje, një muaj para se të kishte festën.