Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

28 June 2022, 12:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon
Përparim Ademi

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili paraditen e 31 dhjetorit 2020 qëlloi për vdekje dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesë në zonën e “Astirit” në Tiranë. 

Ademi zbrazi të gjithë plumbat që ndodheshin në karikator në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.

Autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para më shumë se 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin, me të cilën pretendon se ka edhe një fëmijë, por nuk e ka të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi. 59-vjeçari Ademi ka deklaruar se ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.

Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër. Madje, ai ka shkuar tek punëdhënësi i Zhanetës, duke kërkuar largimin nga puna të një personi, tek i cili ai dyshonte.

Përparim Ademi ka përdorur si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e tyre, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ai ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend. Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.


Video