Hodhi kartëmonedha false në qarkullim, arrestohet Leone Duka (video)

28 June 2022, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hodhi kartëmonedha false në qarkullim, arrestohet Leone Duka (video)
Kartëmonedhat e sekuestruara

Policia e Tiranës ka arrestuar Leone Dukën për falsifikim të kartëmonedhave gjatë operacionit “50 Dollars”.

Nga hetimet ka rezultuar se 46-vjeçari  është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të tij fizik, i janë sekuestruar kartëmonedha “50 dollarëshe”, për të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Operacioni  “50 Dollars” nisi rreth 2 muaj më parë, ku u arrestuan 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video