“Pse Shqipëria është kthyer në një bazë operacionale të kokainës”

27 June 2022, 22:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse Shqipëria është kthyer në një bazë
Foto ilustruese: Kokaine e sekuestruar në Portin e Durrësit

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar pse Shqipëria është kthyer në një bazë operacionale të kokainës.

Gjatë shpjegimit të tij, gazetari tha se trafikantët e sjellin kokainën në Shqipëri se kostoja i del më lirë se ta çojnë direk tek tregu. Hoxha tha se në port ngarkesa e konteinerit kushton 300 mijë euro dhe se çfarë ke brenda nuk ta prek njeri.

“Vetëm me çmimin e shumicës, kemi çdo lloj bordi, i vetmi bordi ku çmimi është stabël është ai i narkotikëve, vetëm aty s’ka hyrë shtetit. S’kemi bord për bananen. Çmimi i bananes varet me çfarë vjen brenda.

Kemi bllokuar një anije me gjithë qymyr nga Kolumbia, po e mbajmë aty, kemi bllokuar dhe kalatën. Po përmenden vetëm qershorin. Më 7 qershor DEA kapën 350 kg kokainë në San Paolo në bazën e sigurt dhe pastaj u kap ngarkesa në Portugali. Brazili vend tranziti. Nëse kapet në Brazil vjen nga Peruja.

Ngarkesa që na ekspozoi në Brazil ishte ajo KS Elbasanit. Kjo e  qershorit ishte 1 ton. Në 12 qershor kapet 2 ton. U kapë dy persona, Franc Malo dhe Gent Meta. Këta çunat i kapëm ne me 2 kile heroinë. Këta nuk janë bosët, rregullojnë marrëveshjet, por parimin është që bosi nuk e prek mallin.

Kemi kokainën që bëhet jashtë ku vetëm para dhe trafikun këtu në Shqipëri. Të futësh kokainë në Shqipëri duhet të kesh kontroll mbi portin.

Praktikisht një organizatë i intereson ta zbarkojë Belgjikë dhe në Holandë. 2.2 tonëshi i interesonte të zbarkonte në Holandë. Këta kishin një kokainë që e kishin tretur në asparag dhe ai ka bërë punë dyfish e ka bërë lëng, e ka paketuar në konservë asparagu, do e sillte në Evropë dhe do e përpunonte prapë. Kemi pjesën që bëhet jashtë dhe normalisht ata do  e çojnë sa më afër tregut ajo ul kostot. Pse e sjellin në Shqipëri? E sjellin në Shqipëri se kostoja e të sjellit në Shqipëri i del më lirë se ta çojnë direk tek tregu. Në port paguajnë më pak se çdo paguanin në Roterdam. 300 mijë euro ngarkesa e kontejnerit, se çfarë ke brenda nuk ta prek njeri.

I bie gjatë se kostoja e këtij operacioni të gjatë i del më lirë. Policët tanë janë më të lirë se ata atje dhe në këto kushte parapëlqejnë ti bien më gjatë të paguaj më pak. Nga trafikant është një biznesmen i paligjshëm. Ne jemi kthyer në një bazë operacionale e kokainës. Ti ke brenda infrastrukturë, laboratorë përpunimi dhe bazë të sigurtë. Laboratori i përpunimit, ajo nuk vjen pluhur, ata përfitojnë nga lëndët e para të industrisë ushqimore.

Shko te tatimet dhe shih çfarë eksportojmë. Më thanë një formë të re, sheqeri. Nuk e lënë tullën, por fusin në sheqer”, tha Hoxha në emisionin "Të Paekspozuarit".


Video