Hoxha: Kush është biznesmeni shqiptar që u transferua nga Spanja në burgun e Reçit

27 June 2022, 23:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hoxha: Kush është biznesmeni shqiptar që u transferua nga Spanja
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se pronari i një prej kompanive më të mëdha të betonit, është sjellë nga Spanja në Tiranë për të vuajtur dënimin, por autoritetet nuk e kanë bërë me dije këtë për publikun. Bëhet fjalë për Pashk Rrapin, pronari e kompanisë “Alessio 2014”

Hoxha tha se autoritetet nuk donin të nxirrnin këtë informacion.

“Pyeta për një person a është ekstraduar? Më thanë mos fol se është në ajër, sa ta sjellim. Deri sot, kanë bërë deklarime se janë ekstraduar disa njerëz, por për këtë nuk është thënë. Prita a do të dilte në media. Pyeta prapë sot, a doli ky? Ka ardhur me linjën e Barcelonës. Më thonë e ke në burgun e Reçit. Personi është Pashk Rrapi, aksioneri i një nga kompanive më të mëdha të betonit. Nga Spanja nuk është ekstraduar por transferuar. Ne e kemi pranuar transferimin. Që të mos e marrin vesh njerëzit, ka vajtur direkt në Reç. Ka ardhur me linjën e Barcelonës. Është nga kompanitë më të mëdha të betonit. Pra dalim te kjo, si pastrohen paratë? Hekur, beton, çimento… Fakti që nuk dilte si lajm… Doja ta shikoja se çfarë përfaqësonte”, deklaroi Hoxha.

Biznesmeni shqiptar Anton Gjini, i cili njihet ndryshe me emrin Pashk Rrapi u arrestua në Malin e Zi nga Interpol para një viti.

Pashkë Rrapi se ishte person në kërkim dhe i dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në Spanjë.


Video