Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Policia ka njoftuar se për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Ata janë shoferi i njërit prej makinave dhe dy pasagjerët, 12 dhe 14 vjeç, në makinën tjetër.
Të gjithë të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të saj.