Me shkop bejsbolli në mes të autostradës, BMT mohon te jetë rrahur nga shokët e Stresit: Ishte aksident (Video)

2 July 2022, 21:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me shkop bejsbolli në mes të autostradës, BMT mohon te jetë

Këngëtari Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si ‘Stresi’ publikoi një foto të Benard Simonit, i njohur si 'BMT', i cili dukej i gjakosur në fytyrë. Në foton e publikuar nga Stresi, shkruhej se ai e kishte ofenduar nga familja.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, shkruan Stresi në “Story-n” në Instgram.

BMT është dhunuar nga disa persona dhe mësohet  se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit, si pasojë, BMT-së i janë shkaktuar disa fraktura në kokë dhe krah. Disa ditë më parë BMT, në një “live” në TikTok ka kërcënuar Stresin se do ta vrasë.

Pasi rasti u bë publik, Stresi ka realizuar një video-live me Noizy-n, ku kanë folur duke folur rreth ngjarjes dhe ku Noizy e pyet duke qeshur se ‘çfarë kishte bërë?’. Në një video të publikuar në "Yutube" në një reagim të BMT, ai mohon të jetë rrahur, ishte aksident!. Nuk dihet në se kjo është  reagim i tanishëm i reperit apo një video e vjetër.

 


Video