Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku një nënë e re është hedhur nga kati i dytë i Maternitetit të qytetit bashkë me fëmijën e saj të porsalindur.
Mësohet se 35-vjeçarja nga Durrësi, Mandolina Jashari është vetëhedhur bashkë me fëmijën një ditësh nga godina e Maternitetit, dhe si pasojë e plagëve të marra është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Sarandës për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.
Ajo së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe jashtë rrezikut për jetën.