TRAGJIKE/ Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Milot-Morinë! Humb jetën shoferi 21-vjeçar

23 February 2024, 08:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

TRAGJIKE/ Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor

Një 21-vjeçar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë.

Sipas policisë makina “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 persona është përplasur me barrierën anësore të rrugës, në rrethana momentalisht të paqarta.

Për pasojë shoferi i makinës, 21-vjeçari Albert Shullani, banues në Shkodër ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri Kristian A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi Albert Shullani 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.


Video