Trafik droge dhe grabitje, kush janë vëllezërit Bushgjokaj të përfshirë në ekzekutimin e Renis Dobrës

16 Korrik 2025, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra më 8 Korrik janë arrestuar nga policia.

Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili u ndalua në Tropojë ndërsa Fatjon Bushgjoka në Tiranë, të cilët ishin shpallur në kërkim më herët.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, vëllezërit e Fatjon Bushgjokës që dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Tre vëllezërit e shpallur në kërkim nga Policia dhe Prokuroria e Dibrës, kanë një të kaluar të errët dhe njihen në kartotekat e policisë kriminale, si persona me precedent penalë.

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, rezultojnë me precedent kryesisht në vjedhje, shpërndarje droge dhe arratisje nga burgu.

Të tre vëllezërit banojnë në Kamëz dhe prej disa ditësh, policia ka kryer veprime hetimore ndaj tyre, për shkak se dyshohen të jenë implikuar në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Burrel.

Më i njohuri prej tyre është Fatjon Bushgjokaj,i cili është proceduar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Shqipëri, shpërndarje droge, vjedhje dhe tregti droge në Itali, mbajtje pa lejë të armëve e municioneve, kundërshtim të forcave të rendit si dhe arratisje nga burgu.

Në tetor 2019, Fatjon Bushgjokaj ka marë një lejë disa ditore nga burgu i Rrogozhinës duke mos u kthyer më aty.

Në periudhën e arratisjes nga burgu, Bushgjokaj po vuante një dënim me 6 vite burgim për disa vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim.

Për vjedhje jane proceduar dhe vëllezerit e Fatjonit, Kristi dhe Sandër Bushgjokaj.



Video