“Ti 4 vite je aty, mua më ke...”, analisti lexon MESAZHIN: Kreu i SPAK është KËRCËNUAR nga Dubai

23 May 2024, 21:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ti 4 vite je aty, mua më ke...”, analisti lexon MESAZHIN: Kreu
Arjan Curri në emisionin "Top Story" në Top Channel

Analisti Arjan Curri thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani është kërcënuar me një mesazh në telefonin e tij.

Në emisionin “Top Story”, Curri tha se Dumani është kërcënuar nga një numër nga Dubai, ndërsa lexoi edhe tekstin e mesazhit që sipas tij i kanë dërguar kreut të SPAK.

“Mua më thonë që i ka shkuar një mesazh kërcënimi në telefon. "Ti edhe katër vjet ke, mua më ke mbrapa gjithë jetën". Mua më thonë se ky mesazh i ka shkuar nga Dubai nga një numër një përdorimsh. Numri më pas është çaktivizuar”, u shpreh Curri.


Video