Tragjike në Fier / Dera e hekurit zë poshtë 56-vjeçaren, ndërron jetë

23 May 2024, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Fier / Dera e hekurit zë poshtë 56-vjeçaren,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 56-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në banesën e saj.

Dyshohet se rreth orës 19:10 porta prej hekuri e banesës së 56-vjeçares është rrëzuar dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar dëmtime të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë.

“Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, bën me dije policia e Fierit.


Video