Paraditen e sotme Policia e Shtetit ka nisur një operacion kundër terrorizmit në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Sipas anëtarëve të MEK, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën.
Megjithatë Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat mohon pretendimet për viktima.
Juristi i njohur dhe ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, reagon i revoltuar ndaj situatës së krijuar.
Duke pohuar se ku vend është kthyer në magazinë refugjatësh, ai i kërkon ambasadores amerikane t'i marrë me vete në SHBA, muxhahedinët, të cilët “i kemi taksirat prej SHBA”.
“Policia e Shtetit Shqiptar nuk ka pse përplaset hiç me Iranianët e Manzës, por ti vendosë nëpër autobusë dhe tja çojë zonjës Kim te ambasada.
T'u gjejë vend Ajo dhe Departamenti i shtetit të saj, të gjithë atyre që vijnë këtu për t'u strehuar dhe cënojnë rendin publik. Tani që po ikën në Amerikë le ti marrë me vete.
Le t'i strehojë Amerika ku të dojë, por jo më këtu. T'i strehojë Joe Bideni e biles edhe Mike Pence e Pompeo bashkë, po të dojë.
Këtë taksirat nuk ua kishim e as ua kemi borxh me thënë të drejtën.
E bënë këtë vend magazinë refugjatësh gjithfarësh!
Bahhh.
Meqë ra fjala, po ato që sollën nga Afganistani i transferoi në Amerikë Kimi?!”, shkruan Manjani.