Temperatura pranvere, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

18 February 2023, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Temperatura pranvere, njihuni me parashikimin e motit për javën e
Foto ilustruese

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrushme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtark, e veçanta e kësaj jave do të jetë rritja e temperaturave në vlerat e mesditës; vlera të cila do ti ngjasojnë shumë atyre të pranverës.

Në këtë mënyrë për të gjitha ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Temperatura pranvere, njihuni me parashikimin e motit për javën e


Video