Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, kush janë personat e përfshirë në konflikt

26 October 2022, 08:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, kush janë
Makina e sulmuar

Të shtënat me armë zjarri që u regjistruan një natë më parë në Shkodër dyshohet se kanë ndodhur pas një konflikti të çastit.

Ndërkohë janë zbuluar emrat e personave që u përfshinë  në konflikt. 

Bëhet me dije se autori është Kristian Fermosi, i cili qëlloi me armë zjarri drejt makinës 'Touareg' së dy vëllezërve.

Nga ana tjetër, dy vëllezërit janë identifikuar si Ardian Kiri dhe David Kiri.

Autori ka qenë në një makinë në lëvizje, ndërsa ka qëlluar në shënjestër të makinës së dy vëllezërve, një 'Touareg' e zi të parkuar me targa angleze.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar. Ndërkohë, autori pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit. 


Video