Breshëri arme drejt një makine në Shkodër, detajet e para

25 October 2022, 23:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Breshëri arme drejt një makine në Shkodër, detajet e para
Vendngjarja

Të shtëna më armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine në lagjen Prek Cali.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se autorët lëvizin me makinë, ndërsa mjeti ndaj të cilit qëlluan ishte i parkuar.

Sipas të njëjtave burime, objektiv i autorëve dyshohet të ketë qenë një Touareg i zi me targa angleze, megjithatë për momenti identiteti i pronarit të saj nuk dihet. Mësohet se plumbave nuk i ka shpëtuar edhe një Benz që ndodhej aty pranë.

Policia mësohet se ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar


Video