Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici, Prokuroria e Përgjithshme kërkon me urgjencë dosjen e tij

25 October 2022, 22:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici, Prokuroria e
Ibrahim Lici

Është arrestuar në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici, i cili dyshohet për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër më 15 maj të vitit 2021. Prokuroria e Përgjithshme kërkon dosjen e tij me qëllim dërgimin e saj në Turqi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon dërgimin e akteve ndaj Licit me urgjencë me qëllim që autoritetet turke të njihen me të e të nisin procedurat e ekstradimit.

Në dokumentin e Prokurorisë theksohet se me datë 19 tetor ka komunikuar se Ibrahim Lici ka hyrë në territorin e Turqisë më 24 korrik 2021, në Aeroportin e “Instambul Sabiha Gokcen. Autoritete turke kanë kërkuar paraqitjen e kërkesës për ekstradim të këtij shtetasi.

 


Video