I sh-kreu i Shërbimit Informative Shtetëror, Fatos Klosi ka përshëndeture vendimin e marrë pak javë më parë nga qeveria shqiptare për të dëbuar trupën diplomatike të ambasadës së Iranit nga Shqipëria, ndërsa ka vlerësuara protestat që kanë mbërthyer së fundmi Iranin kundër regjimit diktatorial të Ajatollah Ali Khamenei”.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Klosi theksoi se Kampi “Ashraf 3” është i sigurtë, ndërkohë që foli me superlativa për opozitën iraniane “MEK” që strehohet në Manzë në vendin tonë, që sipas tij, është elita dhe e vetmja që do sjellë demokracinë e munguar në Iran.
Duke u ndalur tek kërcënimet e Iranit ndaj Shqipërisë, ai shtoi se ato janë propagandë dhe blof që luhen nga Tehrani. Po ashtu, ish-kreu i SHISH nënvizoi, se protestat në Iran kundër regjimit diktatorial të “Ajatollah Ali Khamenei” janë frymëzim për gjithë botën dhe ngjallin shpresë se qeveria atje do të rrënohet nga pesha e së keqes.
-Zoti Klosi qeveria shqiptare në shtator të këtij viti ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ishte vetë kryeministri Edi Rama që konfirmoi me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ndaj dhe në shenjë hakmarrje dëboi trupën diplomatike të Ambasadës së Iranit nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Si e shihni këtë vendim të Shqipërisë?
Këtë vendim nuk e kundërshtoi as opozita. Ishte një vendim i cili erdhi si pasojë e sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë dhe mua më duket një vendim i drejtë. Pastaj edhe vizita që kryeministri bërë në Izrael kishte për qëllim që të kërkojë mbrojtje për sulmet kibernetike, janë ofruar edhe partner të tjerë, edhe Amerika, por edhe Izraeli është shumë i avancuar në këtë fushë.
-Sa e rrezikuar mendoni se është Shqipëria nga Teherani?
Kjo është e vetmja fushë ku mund të rrezikohemi sepse Teherani nuk është se është afër me vendin tonë, por ne në fakt jemi pak të vonuar në këtë fushë, kështu që përpjekjet e kësaj qeverie qoftë për të investuar në këtë fushë apo edhe për të kërkuar ndihmë nga partner më të avancuar janë zgjidhje edhe unë them se kjo zgjidhje do të arrihet.
-Para se të vinin muxhahedinët në Shqipëri, a ishte i rrezikuar vendi ynë nga sulmet terroriste dhe nga Teherani?
Jo këto janë shtuar tani sepse ne kemi pranuar që të vendosim në Shqipëri ata që quhen muxhahedinët dhe që ata janë luftëtarë të regjimit të sotëm, por edhe të regjimit të mëparshëm. Ata kanë qenë kundërshtar të regjimit në Iran që në vitin 1948 nuk janë të tanishëm dhe vazhdojmë akoma kundër atyre që sot janë në pushtet. Natyrisht kjo ishte një gjë që pritej edhe pse ne kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin, pranimi që ata të vendosen këtu, dhe ky grupim është opozita më e madhe kundër pushtetit të sotëm në Iran. Kjo që ata bënë ndaj vendit tonë pritej sepse mesa duken ata zgjodhën këtë formë të luftës kundër nesh duke bërë sulme kibernetike. Është një luftë që e ka një zgjidhje, kërkon një përgatitje më të mirë ishte hera e parë që ndodhi dhe nëse do të ketë një herë të dytë besoj se do të jem më të përgatitur dhe nga kjo që kaluam ne nxorëm një mësim.
-Samiti botëror i Iranit të lirë që parashikohej të mbahej më 23 dhe 24 korrik të këtij viti në zonën e Manzës në Durrës, në kampin “Ashraf 3”, ku gjendet i strehuar një numër i lartë pjesëtarësh të lëvizjes opozitare iraniane, Mojahedin-e-Khalq (MEK), u anulua pasi sipas ambasadës së SHBA ne Tiranë, theksoi se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili kishte në shënjestër takimi botëror në fjalë. Sipas jush, si u duket ky vendim?
Aty mbase u ngutëm pak, megjithatë e deklaruan edhe ve amerikanët, pasi edhe mbase u trembën pak. Unë kam kontaktuar me ta dhe ata prisnin që të bëhej, natyrisht ata mbase nuk dinë ato amerikanët dhe qeveria shqiptare, por ata pretendonin se ishin të përgatitur edhe për të përballuar edhe sulmet sepse ata janë të organizuar goxha mirë brenda atij t territori që administrojnë dhe i njohin shumë mirë edhe armiqtë dhe kundërshtarët që kanë, ata dëshiron shumë që ajo të bëhej edhe për t’i treguar kundërshtarëve se ata nuk janë të papërgatitur dhe se do gjendeshin papritur. Edhe për ata kjo ishte një mësim dhe që do të përpiqen që të organizohen më mirë për t’i bërë ball çdo sulmi që mund të bëhet ndaj tyre.
-Sa e lehtë është për agjenturat e huaja që të infiltrohen në territorin shqiptar?
Nuk është problem agjenturash të huaja në territorin shqiptar sepse sot bota është shumë e hapur nëpërmjet internet, dhe çfarë do bëjnë agjenturat e huaja, përpjekjet për të marr vesh se çfarë bëhet në vendin tonë nuk mendoj se është në dorë të agjenturave. Të gjitha burimet e informacioneve janë të hapura ndiqen të gjitha online, të gjitha debatet që bëhen. Armiqtë e vendit këto duan të dinë, se si shkon jeta politike në vend, sa serioz janë politikanët dhe se çfarë bëjnë, pastaj ne nuk është se jemi ndonjë fuqi e madhe ushtarake ose teknologjike dhe që të kenë interes të madh për ne në fusha të spiunazhit. Interesi për ne është si shkon Shqipëria, sa gjasa ka që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhjet e ardhshme, etj. Për këto sigurisht janë të interesuar miqtë e vendit, por janë të interesuar edhe armiqtë e vendit sepse edhe ata duan që ta njohin situatën në vend. Kështu unë mendoj se është e domosdoshme në territorin shqiptar që të ketë agjentura të huaja sepse situata në vendin tonë ndiqet edhe nga shumë larg që këtu sepse interneti i ka bërë të mundura të gjitha.
-Si ekspert i fushës, a kanë shërbimet inteligjente shqiptare asistencë nga vendet partnere për rreziqet nga terrorizmi?
Po sigurisht dhe këtë e them me bindje sepse është një problem që e njoh. Në qoftë se para 10 ose 20 vitesh më parë kjo asistencë ishte themelore për mbarëvajtjen shërbimit shqiptar është shtuar edhe më shumë, ne jemi edhe anëtarë të NATO-s për të ofruar ndihmë reciproke ndaj njëri-tjetrit jo vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe në fushën e shërbimeve informative dhe në të gjitha ato të cilat quhen aktivitete sekrete të një vendi. Madje para 25 vitesh ne nuk kemi qenë pjesë e NATO-s dhe mund të them se asistenca për ne nuk është se ka munguar, por ka qenë e madhe dhe dihej pretendimi vendit tonë për të qenë aleat i perëndimit. Ne tani jemi kaluar edhe të gjitha shkallët edhe për tu bërë vend anëtar i Bashkimit Europian dhe dihet se asistenca është shumë më e madhe se në kohën që kam qenë unë në shërbim.
-Në Shqipëri ndodhen me mijëra muxhahedinë. A përbëjnë kërcënim ata për sigurinë kombëtare?
Jo absolutisht jo. Ata janë këtu për t’u mbrojtur nga regjimi i tyre, nuk mund të jenë në vendin e tyre sepse atje do të arrestoheshin. Ishin në dy kampe të ngjashme në Irak dhe ishin më afër me Iranin, por atje situata u bë e paqëndrueshme dhe u bë e pamundur që të qëndronin atje sepse ishte ISIS brenda kishte akte terroriste, kështu që u pranuan nga shteti shqiptar që të vendosen këtu, me rekomandim edhe nga ndërkombëtarët, kështu që them se nuk është se përbëjnë ndonjë rrezik. Ne rrezikun nga sulmet kibernetike e provuam dhe besoj se qeveria ka nxjerr mësim nga ajo që ndodhi dhe po kërkon edhe ndihmë nga partnerët.
-Iranianët kanë dalë në protesta prej disa ditësh, protesta anti-qeveritare që u nxitën nga vdekja e një gruaje të re në kohën sa ishte në paraburgim. Si ju duket kjo lëvizje dhe a mendoni se revolta popullore do të ndikojë tek qeveria, në mënyrë që kjo e fundit të reflektojë?
Në fakt, revoltat në Iran kanë nisur diku para një muaji dhe si gurisht arsyeja që ajo vajza dhe u keqtrajtua në paraburgim dhe u dënua, ndërkohë, nga protesta që nisën për të në përplasjet me policinë dhe me gardën atje janë vrarë me dhjetëra njerëz. Po edhe rasti ishte pak i shëmtuar, për një shami që ajo e kishte vënë pak keq dhe mesa duket ka vajtur atje ku nuk mban më se nëse njerëzit do dënohen për shaminë që të tregon pak më shumë fytyrën se sa lejohet sipas rregullave të tyre kjo është shumë e rëndë. Ata nuk janë popull i prapambetur, pasi është një popull me shumë kulturë të lashtë dhe këta që janë në vendin tonë muxhahedinët kanë mbaruar të gjithë universitete në perëndim, pra kanë qenë intelektual dhe nuk mund që të rrinin brenda Iranit sepse ishin kundër regjimit, i cili është shumë i ashpër. Natyrisht detyrohen edhe njerëzit e regjimit të sillen më ashpër, por kjo i bënë protestat edhe më të mëdha, tani janë ngritur shumë dhe po bëhen protesta në të gjithë Iranin.
-Megjithatë, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka fajësuar ndikimet e huaja për trazirat që janë përhapur në Iran, pas vdekjes së një gruaje të re, në kohën kur ishte e paraburgim për shkak të shkeljes së rregullave të hixhabit. Ai paralajmëroi se forcat e sigurisë kanë mbështetjen e tij të plotë për të shtypur pakënaqësitë. Si ju duket kjo deklaratë?
Kjo është e përhershme në të gjitha diktaturat. Ne kemi kaluar edhe vetë një diktaturë që e quanin diktatura popullore, por që ishte një regjim shumë i rreptë dhe sa herë që diçka nuk ecte ankoheshin nga të huajt dhe nuk e pranonin kurrë se mund të kishte probleme të brendshme. E njëjta gjë edhe në Iran, ata mendojnë se Amerika i organizon të gjitha këto, ata nuk thonë që populli është i pakënaqur nga ne, por thonë se ndikojnë vendet e tjera. Parulla kryesore është vdekje Khomeinit, pra ata e cilësojnë direkt atë të madhin që mbahet si udhëheqës fetar, ata guxojnë tani. Ata ashtu do të vazhdojnë nuk mund ta pranojnë që faji është i tyre, por që është Amerika apo shtete të tjera.