Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte, 8 shtator, në qytetin e Krumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi 29-vjeçari J. A.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.