Ilir Meta shkon sërish në Gjykatën e Lartë, kërkesë për lirim nga qelia

8 September 2026, 16:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta shkon sërish në Gjykatën e Lartë,
Ilir Meta

Ilir Meta ka dorëzuar sërish në Gjykatën e Lartë një kërkesë për lirim nga qelia.

Ish-Presidenti i Republikës ka depozituar një rekurs kundër vendimi të Apelit, që i refuzoi zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg" me një masë më të butë.

Rekursi është regjistruar në Gjykatën e Lartë më 8 shtator, ndërsa ende nuk është përzgjedhur relatori i çështjes.


Video