Protesta, bllokohet totalisht edhe rruga “George Bush” para Kuvendit, qytetarët debat me policinë (VIDEO)

8 September 2026, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta, bllokohet totalisht edhe rruga “George Bush” para
Policia bllokon rrugën “George Bush”

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie pranë Kuvendit, ndërkohë që një protestë është paralajmëruar sot nga qytetarët, në nisje të sesionit të ri të Parlamentit.

Zona përreth godinës së Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa ka një prani të shtuar të uniformave blu.

Është bllokuar edhe hyrja përballë kalasë së Tiranës, ku është vendosur një kordon policor dhe gardh metalik.

Ndërkohë që policia ka bllokuar edhe rrugën “George Bush”, si për automjetet, ashtu edhe dhe këmbësorët.

Sicc shihet në këtë video të Vox News, qytetarët kanë debatuar me policinë pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën.


Video