Stuhia godet Vlorën dhe Fierin, rrugët e dy qyteteve zhyten totalisht nën ujë

30 August 2025, 14:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stuhia godet Vlorën dhe Fierin, rrugët e dy qyteteve zhyten totalisht
Pamje nga Vlora

Pas Tiranës dhe Durrësit, stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka ‘goditur’ edhe qytetin e Vlorës dhe atë të Fierit.

Ashtu si në Durrës, edhe në Vlorë e Fier kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që rrugët e qyteteve të zhyten totalisht nën ujë.

Stuhia godet Vlorën dhe Fierin, rrugët e dy qyteteve zhyten totalisht

Në pothuajse të gjitha akset e brendshme të qyteteve, qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë.

Institucionet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve të rrisin vigjilencën.

Kujtojmë se stuhia që ka goditur sot pjesën më të madhe të vendit, ishte e paralajmëruar më herët nga meteolorogët dhe pritet të zgjasë deri nesër.


Video