Stuhi e madhe shiu në Bulqizë, përmbyten rrugët e qytetit

15 August 2023, 17:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stuhi e madhe shiu në Bulqizë, përmbyten rrugët e qytetit
Reshje shiu në Bulqizë / Foto: Top Channel


Një stuhi me rrebesh shiu ka përfshirë për disa minuta Bulqizën, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë.

Rreth 30 minuta rrebesh shiu i vrullshëm nga retë e errëta herë-herë të përshkuara nga rrezet e diellit kanë mjaftuar që të përmbysin aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër.

Përmbytje ka patur edhe në pedonalen e qytetit duke vështirësuar ecjen e kalimtarëve.


Video