Ç'po ndodh në Llaman? Dy shokë bënin xhiro me motor deti, njëri kthehet i gjakosur dhe pa ndjenja (VIDEO)

15 August 2023, 15:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ç'po ndodh në Llaman? Dy shokë bënin xhiro me motor
Incidenti në Llaman

Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Llamanit ditën e sotme, ku një djalë është nxjerrë nga deti pa ndjenja.

Dëshmitarët bëjnë me dije se kanë qenë dy shokë të cilët po bënin xhiro me motor deti, por disa minuta më pas, njëri prej tyre është nxjerrë nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur.

Në videot e siguruara nga Voxnews.al shihet se si plazhistët mundohen t'i japin të riut ndihmën e parë. Më pas në vendngjarje ka mbërritu edhe policia ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit me ambulancë.

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti në det.


Video