Stuhi dhe reshje shiu, Bashkia paralajmëron qytetarët: Pasnesër pritet mot i keq

27 August 2023, 19:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stuhi dhe reshje shiu, Bashkia paralajmëron qytetarët: Pasnesër
Reshje shiu / Foto ilustruese


Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët e zonës për mot të keq në dy ditët në vijim.

Sipas njoftimit, reshjet e dendura të shiut dhe një furtunë priten pasnesër në orët e para të mëngjesit.

"Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast, njofton bashkia ndërsa u bën apel banorëve të zonës të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në numrin e telefonit: ‪+355 68 331 2049", njofton bashkia e qytetit.

Moti pritet të përkeqësohet në ditët e para të javës së re, teksa temperaturat do të bien ndjeshëm.


Video