Qëlloi me thikë 40-vjeçarin në shëtitoren e Sarandës, prangoset autori (EMRAT)

27 August 2023, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëlloi me thikë 40-vjeçarin në shëtitoren e
Arrestimi i 25-vjeçarit


Policia e Sarandës ka vënë në pranga 25-vjeçarin e dyshuar si autor i plagosjes me thikë të 40-vjeçarit Erion Xhuvani në shëtitoren e Sarandës.

Në prangat e policisë është vënë shtetasi Jani Rraku, 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “ëanted”, për lokalizimin dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 40-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur ndërmjet tyre, në shëtitoren e Sarandës, vihet në pranga 25-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “ëanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Video