“The Wanted”, kapet në Tiranë 42-vjeçari, pjesë e një organizate kriminale në Itali

27 August 2023, 14:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“The Wanted”, kapet në Tiranë 42-vjeçari,
Pamje nga aksioni

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia e Tiranës, në një bilardo në zonën e ‘Komunës së Parisit’.

Në kuadër të operacionit, “The Wanted” është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Jashar Shimka (Gllava), 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 


Video