Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, me pasojë përplasjen e një këmbësori.
Sipas policisë, një 73-vjeçar ka përplasur këmbësorin pasi ky i fundit i ka prerë rrugën. Identiteti i këmbësorit nuk dihet as nga policia.
Ai është dërguar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.