Sterilizimi, merret në pyetje edhe kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri

20 Shkurt 2024, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jonaid Myzyri

Jonaid Myzyri, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për t’u marrë në pyetje si pjesë e dosjes, sa takon çështjes së Sterilizimit.

Myzyri, nga sa mësohet, është marrë në pyetje për rreth dy orë, teksa Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka urdhëruar më parë që ai të hetohet, së bashku me katër anëtarë të Komisionit.

Ndërkaq, më 19 shkurt është marrë në pyetje edhe ministrja aktuale e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila më parë ka ushtruar funksionin në krye të dikasterit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Video