Parandalohet krimi në familje, arrestohet 46-vjeçari që rrahu edhe kërcënoi me sëpatë të vëllanë dhe gruan e tij

20 Shkurt 2024, 08:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim të rëndë në familje, teksa ka vënë në pranga 46-vjeçarin, Flamur Hoxhallari. Ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, madje edhe i ka kanosur për t’i vrarë me sëpatë.

Sipas policisë, ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën "Mark Bajraktari", ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, por falë ndërhyrjes në kohë, u arrit kapja dhe arrestimi i tij. 

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Mark Bajraktari", një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën "Mark Bajraktari", ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.          

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. 

Video