SPAK përgënjeshtron lajmin: Nuredin Dumani nuk është penduar!

27 April 2022, 16:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK përgënjeshtron lajmin: Nuredin Dumani nuk është

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një deklaratë përgënjeshtruese ndaj lajmit të përhapur në media këtë të mërkurë, ku thuhej se Nuredin Dumani kishte marrë statusin e të penduarit dhe do të bashkëpunonte me drejtësinë.

“Shtetasi Nuredin Dumani ka statusin procedurial të të pandehurit në kuadër të çështjes penale që ndodhet për gjykim në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohet së bashku me të pandehurit Talo Çela, Enver Diva, Besmi Xhixha, Klevis Alla, Altin Ndoci etj”, thotë SPAK.

Njoftimi u referohet dy ngjarjeve të bujshme kriminale të ndodhura në Durrës, ku mbetën të vrarë 4 persona. Dumani dhe Talo Çela dyshohet se janë autorët e vrasjes së këtyre personave dhe mendohet se vrasjet kanë marrë shkas nga sherri për paratë e grabitura në Rinas.

Gjithashu, SPAK njofton se Dumani po hetohet edhe për ngjarjen e 29 mars në Papër të Elbasanit, ku mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua.

Dumani dyshohet se më 29 mars ishte nisur në Elbasan për të kryer një vrasje, por rrugës i kanë bërë pritë dhe besohet se personi që i ka dalë përpara dhe e plagosi ishte Talo Çela.

 


Video