SPAK dërgon dokumentacion për ekstradimin e “DAKUT”, tentoi të vriste të "FORTËT" e Vlorës!

19 Korrik 2024, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Leonard Luzi

SPAK dërgon dokumentacion për ekstradimin e Leonard Luzit nga Madridi në Shqipëri.

Ai akuzohet për sigurim kushtesh për të vrarë Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, grup kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Shkresa për ekstradimin e tij e firmosur nga prokurorja e posaçme Dolororeza Musabelliu iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë.

Kujtojmë se 47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje.

6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.

Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u kap sot.

Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013.

Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij. 

Video