Sot temperatura të larta, por priten edhe rrebeshe shiu

4 June 2023, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot temperatura të larta, por priten edhe rrebeshe shiu

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin por pas – mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin.

Temperaturat minimale do të luhaten 10-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 20 -21°C në veri , 22 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

 


Video