Plagosje me thikë në Paskuqan, autori në arrati! 24 vjeçari niset me urgjencë te Trauma

3 June 2023, 20:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagosje me thikë në Paskuqan, autori në arrati! 24

Një konflikt mes dy personave, ka rezultuar në plagosjen e një të riu në Paskuqan.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një shtetas me inicialet D.H. ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dine Hoxha”, dhe për pasojë 24-vjeçari i plagosur u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video