Sot ditë e nxehtë, rriten ndjeshëm temperaturat

5 June 2025, 07:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot ditë e nxehtë, rriten ndjeshëm temperaturat
Foto ilustruese

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në lindje e juglindje të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.


Video