"Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve", Rama kritika: Çmime marramendëse, shërbim mizerabël

4 September 2025, 13:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve",
Edi Rama

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar. Rama tha se vendosin çmime marramendëse e shërbim mizerabël.

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama shprehu kritika për zaptuesit e plazheve.

“Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjera për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një shërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhe kanë qenë më të frekuentuar pa qenë e lidhur me përputhjen e cilësisë së shërbimit me kërkesën sepse nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezllong thjesht se je në Ksamil kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rëres apo bukurinë që të rrethon. Nëse vendos një çmim duhet të jesh në gjendje të ofrosh cilësinë që përputhet me atë çmim, jo shezllonge ku rrezikon të penetrojë gozhda e ndryshkur. Për këtë është e mundur të shkojnë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij vitit me ridimensiconin e plazheve publike tregoi se është e mundshme. Eksperienca e bashkisë së Lezhës, më vjen inat që e përmend vazhdimisht, por ka pasur përsëri një rol kyç në garantimin e pastërtisë është eksperiencë që tregon se është e mundshme. E mbështetjes të të gjithë bashkive nga ministria e qeveria duke dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit plazhe të pastra ka treguar se është e mundshme. Ta rishikojmë dhe përmirësojmë bazuar në mësimet e këtij viti në funskion të qytetarëve dhe jo uzurpatorëve dhe shfrytëzesve të hapësirave që marrin, strategjinë dhe planin tonë. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun ku mund të keë vetëm rënë të ketë shërbim, si ai që ka ofruar bashkia e Himarës apo në mos gabohem edhe ajo e Lezhës në një pikë të caktuar.”, tha Rama.


Video